Connect with us
SYLA GROUP

Lajme

“Mos u vono më shumë president!” Mesazhi i Memli Krasniqi për ditëlindjen e Hashim Thaçit

Published

on

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka ururar ish-presidentin Hashim Thaçi në 57-vjetorin e lindjes.

Krasniqi, përmes një postimi në facebook është shprehur se Thaçi vazhdon t’i japë Kosovës dinjitet dhe krenari ashtu siç ka bërë për më shumë se dy të tretat e jetës së tij.

“Urime ditëlindjen, president! Në 57-vjetorin e lindjes, për herë të pestë padrejtësisht i mbyllur mes katër mureve në Hagë, Hashim Thaçi vazhdon t’i japë Kosovës dinjitet dhe krenari – ashtu siç ka bërë për më shumë se dy të tretat e jetës së tij.

Prandaj, sot festojmë, bashkë me të dhe për të — studentin e demonstratave, ushtarin e lirisë dhe udhëheqësin historik.

Për simbolin e pavarësisë dhe vendimeve të mëdha – që ndryshuan përgjithmonë fatin tonë”, ka shkruar Krasniqi.

Ndërsa shtoi se “mos u vono më shumë, president – po të presim të gjithë, krahëhapur dhe me zemrat plot”.

NA NDIQ NË FACEBOOK