Connect with us

Lajme

Metamorfoza e Ramës para dhe pas 7 tetorit

Publikuar

më

Kryeministri Rama po mbrohet me qëndrimet e Shqipërisë nën qeverisjen e tij karshi çështjes izraelito-palestineze, i gjendur nën një reagim të ashpër prej asaj që në fakt, për hir të së vërtetës, është një metamorfozë e rëndë dhe e pakapërdishme e tij në këto qëndrime.

“Sa i përket atyre që e lidhin këtë me qëndrimin ndaj situatës në Gaza, do thosha t’i referohen qëndrimet publike të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara ku kemi qëndruar në vijimësi në të njëjtën linjë me BE, ku e kemi kërkuar armëpushimin shumë e shumë herë dhe kohë përpara se të ndodhte”, tha së fundi Rama.

Po është e vërtetë. Në këtë rast nuk gënjen. Por që nga 7 tetori, një gjë e rëndë po ndodh me të. Para kësaj datë, raportet e tij me shtetin e ndyrë sionist ishin brenda një konjukture të mirëkuptueshme politike e diplomatike, ndërkohë që shkëlqente raporti i tij i afërt me Turqinë, me Erdoganin. Dhe sot e gjithëherë, është treguar e vërtetuar se të kesh raporte të mira me Turqinë është bekim e të ngatërrohesh me Izraelin është mallkim. Dhe ai bën një devijim dhe zgjedh Izraelin, në kohën më të gabuar dhe mënyrën më të gabuar. Deklarimet e Ramës pas 7 tetorit e deri më sot kanë kaluar çdo cak ose mirëkuptim konjuktural. Ato, në daç në kontekst politik apo gjeopolitik e në daç njerëzor, janë një marrëzi e pacak. Më e pakta, ato riskojnë raportet me Turqinë, e cila si fuqi parcaktuese gjeopolitike, kur dhe vetë Trumpi kokëshkretë po tregohet i matur me të, është avantazhi më i madh për shqiptarët këto kohë të trazuara riformatimi botëror, siç mund të jetë dhe për vetë Europën në ditët më të vështira të kësaj të fundit. Sepse ajo që po bën Izraeli, siç historia na e sjell si leksion, është fillimi i fundit të tij. Dhe t’i bashkangjitesh një shteti të çmendur e mizor në rrokullisjen e tij, në mos qofsh mizor je i çmendur.

Nga ana tjetër, Rama qëllimisht dhe djallëzisht po ngatërron të djeshmen me të sotmen. Shqiptarët, posaçërisht muslimanët, i mbrojtën hebrenjtë si viktima, gjë që nuk do të thotë që t’i mbrojnë si agresorë e mizorë. /tesheshi.com/

 

 

 

 

 

Lajme30 minutes ago

Seanca ndaj Jeton Sylajt mbahet nesër, Gjykata merr një vendim para saj

Maqedoni1 hour ago

„ALTA banka“ nën llupën e Kuvendit: Deputetët kërkojnë përgjigje për administrimin dhe përgjegjësinë e institucioneve

Maqedoni1 hour ago

Hoxha, Bozhinovska dhe Siljanovska-Davkova në Antalia në konferencën për ndryshimet klimatike

Maqedoni1 hour ago

Tufa qensh në rrugët e Shkupit, qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve

Shqipëri2 hours ago

Ambasadorja e BE prezanton Progres-Raportin e KE para komunitetit të biznesit: Do përfitojë nga udhëtimi evropian i vendit, ka vend në atë tryezë!

SKENA3 hours ago

Parashqevi Simaku rikthehet me një mesazh emocionues për shqiptarët

Maqedoni5 hours ago

Provimi i jurisprudencës përfundon në Komisionin e Venecias, Qeveria kërkon mendim urgjent!

Shqipëri5 hours ago

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Lajme6 hours ago

Lajm i mirë: Sigurohet financimi për betejën në Apel për ish-krerët e UÇK-së

Maqedoni7 hours ago

Kujdes shoferë! Kamera edhe në Bllacë, policia do t’ju regjistrojë shkeljet edhe gjatë lëvizjes!

Shqipëri8 hours ago

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

Lajme9 hours ago

Për 18 ditë nuk ia ktheu asnjë fjalë OVL UÇK për Ligjin e Speciales, Vlora Çitaku në debat televiziv zbulon se kur kthehet ligji prapë në Kuvend

NA NDIQ NË FACEBOOK