Connect with us

Lajme

Mesazhet e një vizite: Islami dhe fatet që në bashkojnë…!

Publikuar

Kreu i Bashkësisë Islame të Bosnjës, Husein Kavazoviç, përfundoi një vizitë dyditore te homologët në Kosovë, gjatë së cilës, u takua me boshnjakët në Kosovë, por dhe bisedoi me zyrtarët më të lartë shtetërorë të Kosovës, përfshirë dhe kryeminsitrin Kurti.

Kavazoviç tha se Kosova tregon se lidhja mes dy popujve nuk ka qenë asnjëherë e diskutueshme. Ata ndanë një fat të ngjashëm, e ndërtuan të ardhmen e tyre në paqartësi të ndryshme dhe se sot kanë edhe një përgjegjësi të veçantë ndaj fesë me të cilën jetojnë shumica e boshnjakëve dhe shqiptarëve.

“Boshnjakët dhe shqiptarët janë dy popuj në Evropë që e kanë për obligim të zhvillojnë vlerat islame në Evropë, ta tregojnë Islamin në Evropë si një kulturë autoktone që u zhvillua në këto zona. Është, në radhë të parë, sigurisht, kultura e vendosjes së lidhjeve me të tjerët, por edhe mes myslimanëve. Është një kulturë që shtrin dorën dhe dëshiron bashkëpunim. Shpresojmë që së bashku ta afrojmë Islamin edhe më shumë me mjediset ku jetojmë dhe mjediset me të cilat biem në kontakt. Ne duhet të qëndrojmë autentikë, të zhvillojmë identitetin tonë dhe, sa më shumë që të jetë e mundur, t’ua tregojmë atë të tjerëve. Jemi marrë vesh që këto takime të vazhdojnë dhe të intensifikohen sistematikisht”, tha njeriu që menaxhon jetën islame të Bosnjës.

Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të përbashkët, për të cilin kishte diskutuar një ditë më parë, ndër të tjera, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Ishte një bisedë cilësore dhe e këndshme. Kryeministri Kurti është një lider i shquar, por mbi të gjitha një njeri i madh. Ai i kupton marrëdhëniet në rajon dhe e di se sa e rëndësishme është që Bosnja dhe Kosova të lidhen, boshnjakët dhe shqiptarët të lidhen dhe ky duhet të jetë prioriteti ynë kryesor në zhvillimin e bashkëpunimit rajonal”, tha Kavazoviç. /tesheshi.com/

 

Lajme42 minutes ago

Lushtaku i përgjigjet Abdixhikut: Mos ma përdor emrin, zgjidhi problemet në LDK – Kur dojnë me u bo interesant m’ përmendin mu

Lajme47 minutes ago

26 mijë denarë pagë, 11 mijë rruga dhe 4 mijë për hamburger: Çfarë i mbetet punëtorit?

Maqedoni2 hours ago

LSDM godet Mickoskin: “BE-ja anuloi vizitën për Mladiqin – Qeveria në Shkup ndoqi të njëjtën politikë!”

Shqipëri2 hours ago

Nisma ‘Besa’/ Deputeti i PS takim me banorët e Gjirokastrës, të moshuarit kërkojnë zgjidhje për problematikat

Lajme3 hours ago

S’ka më ‘çmim tavan’, do të përcaktohet nga tregu, MINT: Është nën monitorim të afërt, bëjmë një pauzë nga përcaktimi

Maqedoni4 hours ago

Skandal financiar në Strumicë/Sekuestrohen rreth 600 mijë euro CASH, edhe 500 mijë të tjera në llogari!

Maqedoni5 hours ago

Sali nga Dublini: Zgjerimi i BE-së duhet të jetë i drejtë, i parashikueshëm dhe i bazuar në merita

Kosovë5 hours ago

Gjini: Me Kurtin takohem veç në studio televizive – jo në zyrë që s’është e tij

Maqedoni5 hours ago

AKI: Mos i prekni paratë e “Hasan Prishtinës”! Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupit kundërpërgjigjen

Shqipëri5 hours ago

Vatër e madhe zjarri në Cërrik, Emergjencat apel banorëve: Kini kujdes, njoftoni menjëherë sapo të evidentoni vatra!

Maqedoni6 hours ago

Kanadezi në telashe: Bleu ilegalisht artefakt në Kumanovë, dyshohet se donte ta nxirrte jashtë vendit!

Bota6 hours ago

Zyrtarja e lartë e BE anulon vizitën në Serbi, shkak glorifikimi i Mlladiqit

NA NDIQ NË FACEBOOK