Bota
Marsh protestues për Palestinën në Sarajevë, dënohen sulmet brutale izraelite në Gaza

Qindra qytetarë morën pjesë sot në një marsh proteste në mbështetje të Palestinës në Sarajevë për shkak të sulmeve të vazhdueshme brutale izraelite në Gaza dhe Bregun Perëndimor të pushtuar.
Organizata Ndërkombëtare për Zhvillim tha se arsyeja e tubimit ishte shkelja e vazhdueshme e të drejtave themelore të njeriut dhe sulmet gjithnjë e më të shpeshta dhe brutale ndaj popullatës civile të Palestinës, duke përfshirë gazetarët, personelin mjekësor dhe anëtarët e mbrojtjes civile.
Duke valëvitur flamujt palestinezë dhe boshnjakë, pjesëmarrësit në marsh mbanin edhe mbishkrime të ndryshme me mesazhe mbështetjeje dhe solidariteti me Palestinën dhe dënimin e sulmeve izraelite.
“Ju nuk mund ta digjni të vërtetën”, “Dje Bosnja, sot Gaza”, janë disa nga mesazhet në pankartat që turma mbante së bashku me një flamur të madh palestinez të shpalosur.
Në sheshin Fëmijët e Sarajevës u organizua edhe një pazar humanitar në bashkëpunim me iniciativën “Carry for Palestine” dhe të gjitha fondet e mbledhura do të drejtohen për të ndihmuar banorët e Gazës./TRT BALLKAN/



















