Connect with us

Kosovë

Marrëveshja afër/ NISMA kërkon kryetarin e Kuvendit dhe 3 ministri

Publikuar

Kryetari i partisë NISMA, Fatmir Limaj, ka trazuar ujërat rreth formimit të Qeverisë së Kosovës.
Limaj ka zhvilluar takime me kryetarin e Lëvizjes Vetëvevendosje, Albin Kurti gjatë ditës së premte dhe ditës së shtunë.

Burime të Periskopit kanë treguar se Limaj ka kërkuar nga Kurti, Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, tre ministri dhe tre zëvendes ministra.

Po ashtu kanë diskuturar edhe për borde por nuk është mbyllur ende diskutimi ka treguar ky burim.

Deri më tani i vetmi që është kundër një koalicioni në mes NISMA-së dhe Vetëvendosjes është Zafir Berisha, që nuk është pa pesh politike në Prizren.

Limaj ka qenë i gatshëm për bisedime me Kurtin qysh nga shkurti i këtij viti. Ai në emisionin Debat Plus kishte thënë se është i gatshëm për bisedime, duke u thirrur në idenë e bashkimit dhe intetesit të përgjithshëm. Qëndrimi i Limajt i kishte befasuar përfaqësuesit e AAK-së që ia mundësuan NISMA të bëhej pjesë e Kuvendit duke e futur në koalicion parazgjedhor.

PDK-LDK dhe AAK kundër koalicionit me VV-në

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza e kishte bërë të qartë se nuk do të ketë koalicion me VV-në.

Ai kishte thënë se si PDK s’kanë asnjë komunikim me LVV-në dhe se personalisht ka thënë se preferon një koalicion me LDK-në dhe partitë e tjera që kanë ulëse në Kuvend.

“ Me LVV-në nuk kemi deri në këtë moment asnjë komunikim zyrtar. S’kemi pranu ftesë, nuk kemi bo ftesë, sepse ftesa e radha dihet qysh shkon. Mirëpo realisht për shkak të programeve, për shkak të proceseve, për mu është e prefersueshme krijimi i një qeverie me LDK-në dhe partitë e tjera që kanë ulëse në Kuvendin e Kosovës”, ka potencuar Hamza.

Edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri thotë se nuk do të përfshihen në asnjë koalicion qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas tij, nëse kjo e fundit si parti fituese e zgjedhjeve nuk arrin të formojë ekzekutivin dhe radha kalon te partitë e tjera, atëherë janë të hapur për të parë mundësinë e formimit të qeverisë.

“Roli jonë është ‘as-as’, duhet lexuar drejt. Nuk është i kushtëzuar dhe që nuk ekziston komunikim. I vetmi mungesë komunikimi që LDK-ja tani e ka është me LVV-në. S’ka as bashkëpunim partiak dhe bashkëpunimi institucional në Kuvend është bërë njëanshëm nga LDK-ja. Sa është lexuar bashkëpunim ai është diçka tjetër, por ne kemi vepruar për qëllime politike më të mëdha. Tash jemi në pozicionin e njëjtë. “Jo”-në tonë karshi bashkëpunimit me LVV-në në formim të ekzekutivit e kemi bërë të qartë. Në anën tjetër, raporti me partitë e dytë dhe partitë tjera që janë në Kuvend, AAK-Nisma dhe pakicat etnike ne kemi bashkëpunim dhe komunikim për aq sa kohë nevojë ky proces zgjedhor. Mirëpo, në shpinë me bartë dikë më jo”, kishte thënë Haziri.

Edhe, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, kishte deklaruar se nuk do të ketë koalicion me VV-në.

Ai madje kishte thënë se askush nga opozita nuk do të bashkëpunoje me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ne jemi përcaktuar si Aleancë për koalicion të opozitës, qeveri të opozitës, nuk besoj se dikush nga opozita do të bashkëpunojë me pozitën. Po ashtu edhe NISMA është e përcaktuar për koalicion të opozitës. Nuk besoj [se do e formojë Kurti Qeverinë], nuk i kanë numrat po vonohen ashtu. Nuk mund të bëjnë, sepse nuk i kanë numrat, kanë dhjetë deputetë më pak se herën tjetër”, kishte thënë Haradinaj.

Kujtojmë, që me 9 shkurt kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një tubim në shesh të Prishtinës kishte thënë se rezultatet preliminare e nxjerrin fituese partinë e tij.

“Këto rezultate preliminare tregojnë një gjë të vërtetë, të qartë të saktë: kjo është që Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Bravo! Urime!”.

Ai në ndërkohë kishte fyer rëndë partitë opozitare duke u quajtur “hajvana”.

Kujtojmë, që në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit NISMA ishte në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) duke i siguruar 3 deputetë.

Lajme47 minutes ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni2 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri2 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme3 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni4 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri5 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme6 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni7 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri8 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme8 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme9 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë9 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

NA NDIQ NË FACEBOOK