Connect with us

Maqedoni

Kryetarja e Antikorrupsionit rrezikon deri në 5 vite burg

Publikuar

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska, e cila që nga dita e djeshme është një nga të dyshuarit në rastin “Aditivët”, i ka dhënë informacione sekrete për rastet e hapura në Komision ish-drejtorit të TEC Negotinës, Nebojsha Stojanoviq, i cili është gjithashtu i akuzuar në këtë rast.

Dimitrovska i ka dërguar të dhëna Stojanoviqit dhe individëve të tjerë të përfshirë në rastin “Aditivët” disa herë gjatë vitit të kaluar në Viber dhe WhatsApp.

Informacionet e besueshme që Dimitrovska ia ka dërguar atij lidheshin kryesisht me procedurat e filluara dhe lëndët e hapura kundër disa personave juridikë dhe individëve, tani të pandehur, në rastin Aditivët, si dhe vendimet e marra në lidhje me to.

Dimitrovska dyshohet gjithashtu se ka dhënë informacione nga të dhënat e mbledhura nga institucioni gjatë një inspektimi të pronës së Stojanoviqit dhe familjes së tij. Sipas Kodit Penal, kjo do të thotë që Dimitrovska përballet me dënim me burg prej tre muajsh deri në maksimum pesë vitesh.

Dje, gjykata ia konfiskoi pasaportën, ndërsa iu ndalua gjithashtu të punojë në Komisionin Kundër Korrupsionit.

Dimitrovska u zgjodh në krye të Komisionit për Antikorrupsion në nëntor të vitit 2023, pasi mori numrin maksimal të pikëve nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së dhe Lëvizjes Demokratike, të cilët ishin pjesë e Komisionit parlamentar për përzgjedhjen e kandidatëve.

Ndërkaq, rasti “Aditivët”, përveç që përfshiu edhe Dimitrovskën, dje u zgjerua edhe me persona të tjerë – një e punësuar në TEC Negotinë, e dyshuar gjithashtu për zbulim të sekretit zyrtar ndaj një të dyshuari në lëndë, si dhe një i punësuar në njërën nga firmat që janë pjesë e këtij rasti, i cili sipas prokurorisë, u kishte ndihmuar drejtuesve të këtyre firmave të manipulojnë me procedurat e prokurimeve publike.

Rasti Aditivët ka të bëjë me blerje të dyshimta të mazutit për EMV-në dhe TEC Negotinë, të cilat, sipas Prokurorisë, shkaktuan dëme prej gjashtë milionë euro e gjysmë. Në këtë rast, dyshohen mbi 30 persona dhe disa persona juridikë, përfshirë ish-drejtorin e EMV-së Vasko Kovaçevski, i cili është në arrati, si dhe pasardhësin e tij Vasko Stefanov.

Lajme59 minutes ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni1 hour ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri2 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme2 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë3 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme3 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni3 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni3 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Kosovë4 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Shqipëri4 hours ago

Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale!

Lajme5 hours ago

Jakup Huseini: Numri 4 simbol i një fillimi të ri për Bërvenicën

Kosovë5 hours ago

Aksident me vdekje në segmentin rrugor Landovicë–Gjonaj, humb jetën 32-vjeçari nga Prizreni

NA NDIQ NË FACEBOOK