Connect with us

SKENA

‘Kisha humbur shpresat’, Egli pas përfundimit të “Big Brother VIP”: Mirë apo keq, dinamike ime me Gjestin…

Publikuar

Egli Tako ka dhënë deklaratën e saj të parë pas përfundimit të Big Brother VIP 4, ku ka shpërndarë emocionet dhe mendimet për eksperiencën që kaloi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ajo ka thënë se nuk e kishte menduar që do të arrinte deri në finale, por e konsideron eksperiencën e ëndrrave pjesëmarrjen në këtë program.

“Surprizë, sfidë, ëndërr, të treja në një. Nuk e prisja finalen, për shumë arsye. Nuk e kam pritur, më është dhënë një shpërblim i ndjerë kur është thirrur emri im. I kisha humbur shpresat, deri në momentin që është thirrur emri im. Aty kam kuptuar që e kam fituar gjënë time, që në momentin që arrita të shkoj në finale pa luajtur asnjë ditë në BBV,” u shpreh Egli.

Për sa i përket marrëdhënies me Gjestin, Egli theksoi se dinamika mes tyre ka pasur shumë aspekte të ndryshme që kanë ndihmuar për të nxjerrë shumë anë të saj.

“Egli është falënderuese ndaj Zotit, familjes, Top Channel dhe publikut të madh që e kam ndjerë deri në palcë mbështetjen e tyre,” shtoi ajo, duke theksuar gjithashtu se pritet shumë muzikë dhe se nuk do të largohet asnjëherë nga bota e televizionit.

Egli falënderoi gjithashtu gjithçka që ka kaluar gjatë eksperiencës dhe shprehu se do të vazhdojë të jetë pjesë e kësaj bote.

NA NDIQ NË FACEBOOK