Kosovë
Këta janë katër të arrestuarit në operacionin në Kaçanik

Një operacion i madh është finalizuar me katër arrestime në komunën e Kaçanikut, në kuadër të hetimeve për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Lika.
Burime të sigurta të Sinjalit konfirmojnë emrat e personave të ndaluar si: L.M, F. T, E.R dhe R.A.
Të katër këta persona dyshohet se janë të përfshirë në vepra penale të rënda, përfshirë: “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje“, “Pjesëmarrje në grupe terroriste“, dhe “Rekrutim për qëllime terroriste“.
Operacioni u zhvillua mëngjesin e 25 prillit 2025 dhe përfshiu bastisje të njëkohshme në disa lokacione. Burimet hetimore kanë konfirmuar për Sinjalin se të arrestuarit kanë qenë nën masa të fshehta të hetimit prej kohësh dhe veprimet e tyre janë monitoruar përmes përgjimeve dhe vëzhgimeve fizikee.
