Connect with us

SKENA

Kënga iu bë virale 12 vite pas publikimit, ky është reagimi i Shaqir Cërvadikut

Publikuar

më

Shaqir Cervadiku ka folur për këngën që ia kushtoi gruas së tij të ndjerë që tashmë është bërë viral në rrjet.

Ai bëri të ditur se rreshtat e këngës i kishte shkruar disa muaj pas vdekjes së bashkëshortes.

“Tekstin e kam shkruar disa muaj pas vdekjes së saj, i kam shkruar disa strofa, dhe ia dërgova mikut poetit Faruk Tashollit, pastaj bashkë me të e kemi pru në formën që është tash”, tha Cervadiku.

Ndërsa tha se kënga i erdhi befasi pasi nuk e kishte pritur aspak një pëlqim të tillë nga fansat.

NA NDIQ NË FACEBOOK