Kosovë
Ja sa para morën për mëditje ministrat e “Kurtit 2″
Në vitin 2024, ministrat e Qeverisë së Kosovës, që tashmë janë ministra në detyrë, kanë shpenzuar mbi 45 mijë euro për udhëtime zyrtare jashtë vendit, shumicën e të cilave janë mbuluar përmes mëditjeve, shkruan Insajderi.
Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme, kryeson në këtë listë me mbi 15 mijë euro mëditje, ndonëse gjatë atij viti nuk ka arritur të sigurojë asnjë njohje të re ndërkombëtare për shtetin e Kosovës.
Në vijim, një pasqyrë e shpenzimeve të mëditjeve për disa ministra të tjerë (tani në detyrë)
- Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër dhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, ka marrë 3,908 euro.
- Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, ka marrë 2,798 euro.
- Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka marrë 2,560 euro.
- Faton Peci, ministër i Bujqësisë, ka marrë 4,594 euro.
- Emilija Rexhepi, zëvendëskryeministre nga komunitetet, ka marrë 6,364 euro.
- Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë, ka marrë 1,911 euro.
- Arben Vitia, ministër i Shëndetësisë, ka marrë mbi 1,600 euro.
- Liburn Aliu, ministër i Infrastrukturës, ka marrë mbi 3,200 euro.
- Fikrim Damka, ministër i Zhvillimit Rajonal, ka marrë 2,500 euro.
Në total, shpenzimet për mëditje të ministrave kanë arritur në 45,670 euro, një shumë që ka ngritur shqetësime për transparencën dhe përgjegjshmërinë në përdorimin e fondeve publike.