Lajme
Gjobiten lokalet që shkelën orarin e punës, në disa zhvillohej edhe bixhozi


Janë shqiptuar gjoba për shkelje të orarit dhe prishje të qetësisë publike në kryeqytet në disa lokale.
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama tha se gjatë inspektimeve janë identifikuar disa lokale që vepronin jashtë orarit të lejuar, duke shkelur rregullat për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
“Në mesin e tyre, u evidentuan edhe lokale ku zhvillohej bixhoz ilegal, për çka janë shqiptuar gjoba konform ligjit! Kjo është hera e tretë gjatë muajit prill që shqiptohen gjoba për shkelje të tilla“, shkroi ai.

















