Connect with us

Maqedoni

Fetai: Sot pata nderin të kryesoj mbledhjen konstituive të Trupit Ndërresorial për Koordinimin e Aktiviteteve Kundër Korrupsionit

Publikuar

më

Zv.kryeministri Arben Fetai, ka kryesuar sot mbledhjen konstituive të Trupit Ndërresorial për Koordinimin e Aktiviteteve Kundër Korrupsionit në Qeveri.

“Na nderuan me pjesëmarrjen dhe fjalën e tyre Kryeministri Hristijan Mickoski, Ambasadori i BE-së Michalis Rokas, Zëvendës-shefja e misionit të Ambasadës së SHBA-ve Nicole Varnes dhe Ambasadori i OSBE-së Kilian Wahl.

Pjesëmarrja e gjerë e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, partnerëve ndërkombëtarë dhe shoqërisë civile është dëshmi e vendosmërisë sonë të përbashkët për të luftuar këtë të keqe që e mbyt shoqërinë dhe pengon përparimin e vendit tonë.

Diskutuam për zbatimin tejet të ulët të Strategjisë Shtetërore Kundër Korrupsionit – me vetëm 18% të aktiviteteve të parashikuara të realizuara në vitin paraprak. Po ashtu, u fokusuam në përmbajtjen e projektligjit të ri për parandalimin e korrupsionit dhe domosdoshmërinë e ndryshimeve në Rregulloren e Trupit Ndërresorial, për të siguruar:

• koordinim më efikas ndërinstitucional,
• monitorim të rregullt të progresit,
• identifikim të hershëm të ngecjeve, dhe
• përshpejtim të përpjekjeve të përbashkëta kundër korrupsionit.

Korrupsioni është emergjencë kombëtare!

Status quo-ja ka marrë fund. Do të dëshmojmë me vepra konkrete se askush nuk është mbi ligjin. Do të punojmë ngushtësisht me të gjitha institucionet, me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe me shoqërinë civile për të ndërtuar një front të bashkuar kundër krimit dhe korrupsionit – duke sjellë rezultate të prekshme dhe në përputhje me pritshmëritë e qytetarëve tanë”, ka shkruar Fetai.

Maqedoni49 minutes ago

Pacientët presin deri në 6 muaj për operacion, mungojnë edhe mjekët

Shqipëri1 hour ago

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

Lajme3 hours ago

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Maqedoni4 hours ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri4 hours ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme5 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni7 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri7 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme8 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni9 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri10 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme11 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

NA NDIQ NË FACEBOOK