SKENA
Egli Tako paralajmëron projektin e ri muzikor: “Jeni gati për tjetrën?” (Foto)

Ish-finalistja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako, ka ngjallur entuziazëm tek ndjekësit e saj duke njoftuar një projekt të ri muzikor që pritet të publikohet së shpejti.
Përmes një Instastory, Egli u shfaq duke drejtuar makinën, ndërsa në sfond dëgjohej kënga e saj e fundit, “Ti”, një bashkëpunim me artistin dhe ish-banorin tjetër të shtëpisë më të famshme, Kellyn. Teksa ndau këtë moment me ndjekësit, Egli u shpreh:
“Jeni gati për tjetren? Shumë shpejt”.
























