Connect with us

Lajme

“E kemi lënë me pas një takim të radhës” – Veton Berisha flet për bisedimet me Kurtin

Publikuar

Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka thwnw se gjatë takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, janë sqaruar disa paqartësi nga e kaluara dhe është shprehur vullnet për përfshirjen e komunitetit egjiptian në qeverisjen e ardhshme.​

“Prej takimit të fundit, kemi pasur një takim shumë të mirë. Jemi respektuar prej zotit Kurti, i kemi sqaruar disa paqartësi që kanë qenë prej të kaluarës. Dhe ka pasur një vullnet për të na përfshirë në qeverisjen e tij,” ka thënë Berisha në emisionin “Debat Plus”, përcjell Insajderi.

Ai shtoi se ishte planifikuar edhe një takim tjetër për të vazhduar diskutimet, por ai takim ende nuk ka ndodhur.​

“Prej atij takimi e kemi lënë me pas një takim të radhës, edhe me i diskutu çështjet tona. Takim i cili nuk ka ndodhur akoma. Kështu që asgjë më tepër. Përveç asaj që e kemi lënë dhe nuk ka pasur takim tjetër prej atëherë,” ka shtuar Berisha.​

Berisha tha se obligimi i tij si deputet është ndërtimi i institucioneve sa më parë dhe avancimi i pozitës së komunitetit egjiptian në Kosovë. Ai gjithashtu deklaroi se nuk ka vija të kuqe me asnjë parti politike në vend.​

“Unë kam obligim që institucionet e Kosovës me u ndërtu sa shpejt. Dhe e kam obligim që komuniteti egjiptian të jetë në pozitë më të mirë e të zhvilluar. Nuk kam asnjë vijë të kuqe me askënd. S’kam asnjë arsye me pas me asnjë parti. Secila parti i ka vlerat e veta,” ka thënë ndër të tjera Berisha.

NA NDIQ NË FACEBOOK