Connect with us

Maqedoni

Dyshohen për kontrabandë të arit në vlerë prej gjysmë milioni euro në aeroportin e Shkupit, hapet hetim për dy persona nga Belgjika

Publikuar

më

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër dy personave shtetas të Belgjikës, të cilët dyshohet se si bashkëkryerës kanë kryer vepër penale “mashtrim” nga neni 278 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Siç thonë nga Prokuroria, të dyshuarit, një burrë dhe një grua nga Antwerpi, mbërritën në RMV më 6 prill me një fluturim nga Vjena, dhe duke shmangur kontrollin doganor në aeroport, transferuan mallra të padeklaruara – gjithsej 209 copë bizhuteri ari me peshë 1711,1 gram dhe me vlerë totale prej 479.555 euro.

“Pas kalimit të kontrollit të pasaportave në Aeroportin e Shkupit, të dyshuarit kanë shkuar në kanalin jeshil, ku kalojnë pasagjerët të cilët nuk kanë mall për të deklaruar, ndërsa i dyshuari i dytë gjatë përzgjedhjes nga doganieri është udhëzuar në skaner ta kontrollojë bagazhin e tij personal, ku është vërejtur se dy valixhet ishin të mbushura me kuti bizhuterish bosh dhe sende të tjera të padeklaruara”.

“Ai ka sqaruar se ka qenë duke udhëtuar me gruan e tij, e cila është e dyshuara kryesore dhe se ajo ka kaluar kontrollin e pasaportës. Pak më vonë e dyshuara është kthyer dhe gjatë kontrollit plotësues doganor në bagazhin e saj personal – çantën e shpinës që mbante me vete – janë gjetur malli i padeklaruar – bizhuteri ari, të cilat janë konfiskuar”.

“Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozimin për caktimin e masës së paraburgimit për dy shtetasit e huaj të dyshuar për kontrabandë me mallra me vlerë të madhe”.

Maqedoni41 minutes ago

Skandal doganor: 19 të dyshuar për kontrabandë cigaresh, 250 milionë denarë dëm buxhetit!

Shqipëri1 hour ago

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

Lajme2 hours ago

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje

Maqedoni3 hours ago

Pacientët presin deri në 6 muaj për operacion, mungojnë edhe mjekët

Shqipëri4 hours ago

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

Lajme5 hours ago

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Maqedoni6 hours ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri7 hours ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme8 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni9 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri10 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme11 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

NA NDIQ NË FACEBOOK