Connect with us
SYLA GROUP

Bota

Dodik flet pas përpjekjes për t’u arrestuar: Ndihem…

Published

on

Presidenti i entitetit Republika Srpska të Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik, është shprehur se ndihet “mirë dhe i sigurt” pas përpjekjes për arrestimin e tij në Sarajevën Lindore nga oficerët e Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA), raporton Anadolu.

“Kjo është Republika Srpska dhe SIPA shkeli ligjin”, shkroi Dodik në një postim në platformën sociale X pasi oficerët e SIPA-s u përpoqën ta arrestojnë atë në Qendrën Administrative të Qeverisë së Republikës Srpska.

Gjykata Kushtetuese e Bosnjë e Hercegovinës pezulloi përkohësisht ligjet e Asamblesë Kombëtare të Republikës Srpska, të cilat ndalojnë punën e agjencive shtetërore gjyqësore dhe të sigurisë në këtë entitet.

NA NDIQ NË FACEBOOK