Shqipëri
Asnjë respekt për ditën e zisë për Papa Françeskun, minuta e heshtjes në takimin e Berishës nis me sharje

Sali Berisha vijoi sot takimet elektorale, ndonëse qeveria kishte shpallur të shtunën ditë zie kombëtare në nderim të Papa Françeskut. Gjatë takimeve, në nder të Papa Françeskut, PD e Berishës mbajti 1 minutë heshtje, por në fakt nuk treguan aspak respekt për ditën e zisë.
Takimi në degën numër 1 në Tiranë, nuk nisi direkt me një minutë heshtje, por fillimisht me thirrjet e militantëve “Rama ik”, “Rama ik”.
Më pas një vajzë e re hapi takimin, duke folur shkurt për vjedhjet dhe patronazhimin e qeverisë Rama. Dhe pas akuzave dhe sharjeve, mbajtën edhe 1 minutë heshtje për Papa Françeskun, i cili u përcoll sot në banesën e fundit.
“Kam parë nga afër gjithçka, lënien në harresë dhe çdo padrejtësi që i është bërë Laparakës, çdo banori të saj. Çdo banor prezent, këtu dhe ata që nuk e kishin mundësinë të vinin, e dinë mirë çdo të thotë të qëndrosh, dhe të durosh një pushtet që ka si qëllim vjedhjen dhe patronazhimin”, tha ajo.
Pastaj sharjet dhe ofendimet vijuan edhe nga kreu i PD, Sali Berisha, me thirrjet e tij “do ia shtypim kokën gjarprit”, referuar kryeministrit Rama.
The post Asnjë respekt për ditën e zisë për Papa Françeskun, minuta e heshtjes në takimin e Berishës nis me sharje first appeared on JavaNews.al.





















