Connect with us

Lajme

Arrestohet një person në Gjilan për mashtrim në prokurim publik – tentoi të përfitonte 400,000 euro

Publikuar

Policia e Kosovës, ka arrestuar një person të dyshuar për keqpërdorim dhe mashtrim në procesin e prokurimit publik, ka shkruar Insajderi.

Hetimet e zhvilluara kanë siguruar prova të besueshme që i dyshuari mashkull kosovar, si person i autorizuar, ka paraqitur dokumente të rreme dhe të falsifikuara gjatë një aplikimi për një aktivitet prokurimi.

Si pasojë, i dyshuari ka tentuar të ndikojë në vendimin e procedurës së vlerësimit për t’u përfshirë në një tender me vlerë të përgjithshme prej 400,000 euro, duke i përftuar kundërligjshëm fonde publike.

Pas zhvillimit të intervistës, i dyshuari është dërguar në mbajtje për një periudhë 48 orëshe.

NA NDIQ NË FACEBOOK