Connect with us

Lajme

Arrestohet deçanasi, kundërshtoi policët gjatë shqiptimit të gjobës në trafik

Publikuar

Një person është arrestuar të shtunën pasdite në Deçan pasi kanosi verbalisht zyrtarët policorë, shkruan Insajderi.

Policia njofton se deri te kanosja ka ardhur si rezultat i shqiptimit të një kundërvajtje në trafik.

“Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se i njëjti gjatë shqiptimit të një kundërvajtje në trafik ka kanosur verbalisht zyrtarët policorë. Po ashtu i dyshuari gjatë arrestimit ka rezistuar duke mos zbatuar urdhrat”, ka njoftuar policia.

I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

NA NDIQ NË FACEBOOK