Connect with us

Lajme

Ambasadori britanik: Familjet e të zhdukurve në Kosovë kanë të drejtë të dinë të vërtetën

Publikuar

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka thënë se familjet e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë kanë të drejtë të dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre.

Në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë, ai u shpreh se është bashkuar me familjet dhe autoritetet e Kosovës për të nderuar të zhdukurit në luftë, shkruan Insajderi.

Anëtarët e familjeve të personave të zhdukur, nga të gjitha komunitetet e Kosovës, kanë të drejtë të dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre”, deklaroi ai.

Hargreaves shtoi se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë të gjitha qeveritë në Ballkanin Perëndimor në përpjekjet e tyre për gjetjen e përgjigjeve që familjet meritojnë. /Insajderi.org/