Lajme
A do të ndryshojë qëndrim Nisma? Deklarohet Limaj para seancës

Kryetari i NISMA Social Demokrate, Fatmir Limaj ka arritur në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të mbahet seanca konstituive, shkruan Insajderi.
Limaj para mediave deklaroi se qëndrimi i tyre është i njëjtë si herave tjera.
“Qendrimi ynë është ashtu siç ka qenë herave të kaluara, kur ta kryjme flasim“, tha Limaj shkurtimisht.
Kujtojmë se sot është tentativa e gjashtë e kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.














