Connect with us
SYLA GROUP

Shqipëri

Zbulohet deklarata e shoferit të betonieres që shkaktoi aksidentin dje: “Harrova të…”

Published

on

Personi në foton e mësipërme është 24-vjeçari Aleksandër Krrashi, shoferi i betonierës me të cilën u përplas automjeti tip Benz, ku po udhëtonin katër të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur dje në aksin Vorë-Fushë Krujë.

Gjatë dëshmisë së tij para hetuesve, Krrashi ka deklaruar se në momentin kur po hynte në rrugën kryesore, mjeti i është fikur për shkak të mungesës së karburantit. Ai është larguar për të marrë naftë në një karburant pranë zonës, por ka harruar të aktivizojë bllokazhin e betonieres.

Hetimet kanë zbuluar se ai jo vetëm që nuk kishte ndezur bllokazhin, por nuk kishte vendosur as trekëndëshin e rrezikut për të paralajmëruar drejtuesit e tjerë të mjeteve.

Pas aksidentit, 24-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes me ndihmën e kushëririt të tij, Valentin Krrashi, 25 vjeç, i cili tashmë është arrestuar dhe akuzohet për “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ndaj Aleksandër Krrashit rëndojnë akuzat për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Në pranga ka përfunduar edhe menaxheri i firmës së prodhimit të betonit ku punonte Krrashi, Danjel Koxha, 34 vjeç.

Ai akuzohet se nuk kishte marrë masa për pajisjen e betonieres me dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe kishte punësuar në të zezë një drejtues mjeti pa patentë.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK