Connect with us

Lajme

“Vrasja e heronjve”, Pacolli i reagon Pecit: Shpifës e gënjeshtar

Publikuar

Ish-deputeti Behgjet Pacolli ka komentuar një deklaratë të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, i cili kishte thënë se shumë shpejt do të paraqitej një dëshmitar që do ta denonconte Pacollin për “vrasje të heronjve”. Pacolli ka theksuar se Peci nuk ka ofruar asnjë dëshmitar për këto pretendime.

Ai ka deklaruar se në fund të vitit të kaluar, Peci – përveç ofendimeve dhe shpifjeve që i bëri publikisht – pati premtuar se një “dëshmitar” do të shfaqej brenda pak ditësh për ta denoncuar. Sipas Pacollit, ky dëshmitar ende nuk është shfaqur.

“Që nga atëherë ka kaluar shumë kohë – jo vetëm ditë e javë, por disa muaj – dhe ky ‘dëshmitar i paralajmëruar’ ende nuk është shfaqur. Nëse ky dëshmitar nuk është paraqitur deri më tani, atëherë mund të konkludojmë se Faton Peci ka shpifur dhe ka gënjyer, ashtu siç ka bërë edhe në raste të tjera”, ka theksuar Pacolli.

Në fund, ai ka shtuar: Kosova meriton ministra të përgjegjshëm, jo shpifës dhe gënjeshtarë.

NA NDIQ NË FACEBOOK