Lajme
VIDEO | Banori i Koçanit i pikëlluar: 100 shqiptarë me lot në sy mu lajmëruan në telefon për tragjedinë

Një qytetar maqedonas nga Koçani ka folur pas tragjedisë me 59 të vdekur në një klub nate, si pasojë e zjarrit.
Ai në një prononcim për Klan Maqedoninë ka thënë se përreth 100 shqiptarë e telefonuan, të pikëlluar për ngjarjen.
“Kjo që shihni këtu, e kam fjalën dhe mund të them se Maqedonia sot e bëri të ditur se është shteti ynë i përbashkët, nëse ju them se 50, shihni telefonin, 100 shqiptarë më kanë telefonuar, që të gjithë qanin.
Një Zot e di, 100 shqiptarë më telefonuan. Vëllezër nga Gostivari, nga Tetova, nga Shkupi dhe që të gjithë qanin, vëlla. Ta dini se jemi një dhe kjo u dëshmua sot“, ka thënë ai.
Deri më tani, autoritetet kanë njoftuar për 59 të vdekur dhe dhe mbi 100 të lënduar si pasojë e zjarrit në një klub nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut.

















