Connect with us
SYLA GROUP

Bota

Video/ Akuza për korrupsion, dalin pamjet kur kryebashkiaku i Stambollit numëronte paratë në zyrë!

Published

on

Vitin e kaluar ishin publikuar disa pamje teksa disa zyrtarë të partisë opozitare turke, CHP shiheshin duke numëruar para në një zyre. Kjo ka bërë që të nisen hetimet gjatë vitit të kaluar, të cilat kulmohen me arrestimin e krytarit aktual të Stambollit, Ekrem Imamoglu.

Ministri i Drejtësisë, Yılmaz Tunç, ka deklaruar se pos Imamoglut, do të arrestohen edhe 106 të dyshuar të tjerë.

“Ka 106 urdhra arresti në dy hetime. Ka akuza për ndihmën ndaj një organizate terroriste. Nuk ka privilegje për askënd përpara ligjit. Nuk është e drejtë të jepen vlerësime pa njohur përmbajtjen e dosjes.

Thirrjet për protesta nuk mund të pranohen. Sistemi i drejtësisë nuk merr urdhra dhe udhëzime nga askush. Vendimi i drejtësisë, i cili do të merret nga një gjykim të paanshëm, duhet të respektohet me nder”, pohoi ministri.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK

1