Lajme
Veliaj shkarkon kryetaren në detyrë të Bashkisë Tiranë, ja kujt i kalojnë detyrat
Një ndryshim i rëndësishëm ka ndodhur në drejtimin e Bashkisë së Tiranës.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka liruar nga detyra kryetaren e komanduar të bashkisë, Anuela Rami, duke ia deleguar përgjegjësitë nënkryetares Sara Goxhaj.
Vendimi mban datën 18 mars, ndërsa Goxhaj ka nisur zyrtarisht detyrën më 19 mars.
Ristani u komandua në këtë post një ditë pas arrestimit të Erion Veliajt më 10 Shkurt.