Connect with us

Kosovë

Ujë Rugove zhytet në skandal- Maqedonia e Veriut gjen bakterin koliform në mostrat e ujit

Publikuar

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Maqedoninë e Veriut tha se është duke inspektuar të gjitha dërgesat e ujit të importuar burimor nga Kosova, pasi analizat laboratorike zbuluan praninë e bakterit koliform në një mostër uji nga shteti fqinj, raporton Shërbimi maqedonas i Radios Evropa e Lirë.

Disa media në këtë vend publikuan edhe vendimin e agjencisë, sipas të cilit bëhet fjalë për mostra të ujit “Rugove”. REL-i në Prishtinë kontaktoi pronarin e kësaj kompanie, Visar Kelmendi, i cili tha se shitjet në Maqedoninë e Veriut janë duke vazhduar.

“Ka qenë një problem që dy-tri javë me një provë të analizës… Pastaj janë marrë edhe dhjetë analiza të tjera të ujit në Maqedoni të Veriut, në Kosovë dhe në një shtet të tretë dhe është konfirmuar se nuk ka asgjë”, tha Kelmendi.

REL-i kontaktoi edhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë në lidhje me këtë rast dhe është në pritje të përgjigjes.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Shkup tha se “nga secila dërgesë e ujit burimor dhe pijeve joalkoolike me origjinë nga Kosova, do të merren mostra laboratorike për testimin e mikroorganizmave, në përputhje me Rregulloren për kërkesat specifike, që kanë të bëjnë me kriteret mikrobiologjike për ushqim”.

Paralelisht, kjo agjenci tha se Maqedonia e Veriut ka intensifikuar kontrollet edhe për frutat dhe perimet e importuara nga të gjitha vendet, për të monitoruar mbetjet e pesticideve. Ajo tha se produktet nuk do të lejohen në treg pa i pasur rezultatet që e konfirmojnë sigurinë e tyre.

Shqipëri4 minutes ago

Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

Lajme1 hour ago

Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

Maqedoni2 hours ago

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Shqipëri3 hours ago

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Lajme4 hours ago

Dehari rrëfen historinë e dhimbshme të babait: E morën në burg kur isha dy vjeç, nuk u kthye më kurrë

Lajme4 hours ago

Pendarovski: Ja kush pengoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001

Maqedoni4 hours ago

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Shqipëri5 hours ago

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

Kosovë6 hours ago

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975

Maqedoni7 hours ago

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Lajme7 hours ago

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Kosovë7 hours ago

“Ky duhet të jetë presidenti i Kosovës” – Lidhja e Historianëve me propozim liderëve (FOTO)

NA NDIQ NË FACEBOOK