Connect with us
SYLA GROUP

Shqipëri

“U dënua me 6 vite burg një person i rrezikshëm!”/ Vijon seanca në KPA, Dumani zbulon një tjetër shkelje të prokurorit Erjon Shehaj

Published

on

Vijon seanca në KPA ndaj kreut të Prokurorisë së Lezhës Erjon Shehaj.

Një tjetër çështje e prekur nga kreu i SPAK Altin Dumani ndërsa po paraqet pretendimet, lidhet arrestimin e një personi që është kapur me hashash e lëndë plasëse.

Dumani shprehet se Shehaj e ka dërguar çështjen për gjykim dhe personi është dënuar me 6 vite burg. Për këtë çështje janë kërkuar shpjegime nga ana e KPK dhe Shehaj ka dhënë shpjegimet e tij.

KPK ka thënë që për denoncimin nuk u gjetën indicie për të hetuar, por kolegji duhet të hetojë në këtë drejtim.

“Në këtë dosje nuk janë bërë hetime, ku e mori drogën personi, ku do ta çonte atë? A jemi përpara veprave penale të kryera në bashkëpunim? Ku e mori lëndën eksplozive? Vetë e montoi? Nëse e montoi vetë, duhet provuar. Personi kishte rrezikshmëri shoqërore dhe dënimi ishte i ulët”, ka deklaruar Dumani.

Dumani ka përfunduar duke kërkuar ndryshimin e vendimit të KPK dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Erjon Shehaj.

The post “U dënua me 6 vite burg një person i rrezikshëm!”/ Vijon seanca në KPA, Dumani zbulon një tjetër shkelje të prokurorit Erjon Shehaj first appeared on JavaNews.al.

NA NDIQ NË FACEBOOK