Connect with us

Lajme

Tragjedia në Koçan, mes viktimave drejtori i Qendrës Kulturore në Shtip

Publikuar

Numri i viktimave në Koçan mbetet 59 ndërsa ka shkuar në pesë numri i të vdekurve në Shtip, duke përfshirë edhe drejtorin e Qendrës Kulturore të Shtipit, Filip Stevanovski, në kataklizmën e zjarrit të mbrëmshëm në diskotekën Pulse të Koçanit.

Sipas informacioneve, personi i fundit i identifikuar i vdekur ishte i punësuar në një shkollë fillore në Shtip.

Paraprakisht ishte konfirmuar vdekja e katër personave, mes të cilëve edhe drejtori i Qendrës së Kulturës në Shtip.

Filip Stevanovski ka diplomuar në xhaz dhe është drejtor i Festivalit të Këngës për Fëmijë të Shtipit “Veselo Šturče”.

NA NDIQ NË FACEBOOK