Shqipëri
Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, Haxhi Thaçi.
Salianji e ka cilësuar këtë vendim si një “injorim të ligjit ndërkombëtar dhe shkelje të kodit zakonor.” Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi se arrestimi i udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe trajtimi i Thaçit janë një padrejtësi, jo vetëm ndaj individëve, por ndaj Kosovës në përgjithësi. Sipas tij, çdo gjykatë, pavarësisht statusit të saj, nuk mund të jetë mbi vlerat humane dhe logjikën njerëzore.
Salianji shprehet se ky akt është një përpjekje për të njollosur luftën e UÇK-së dhe lavdinë e saj, dhe se Kosova ka mundësinë të përballet me këtë padrejtësi përmes arritjeve të reja në zhvillim, integrim dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Në një postim në “FB’, deputeti shkruan:















