Connect with us

Maqedoni

Tensione gjatë protestës në Koçan, protestuesit të revoltuar gjuajnë me vezë

Publikuar

Protestuesit në Koçan në shenjë revolte kanë filluar të gjuajnë me vezë në drejtim të godinës së Komunës. Ata kërkojnë nga autoritet që të zbardhet rasti dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Ndërsa grup i protestuesve në Koçan e kanë demoluar kafenenë “Klasik”, pronari i të cilës është pronar edhe i diskotekës “Puls”, ku nga zjarri jetën humbën 59 persona.

Protestuesit shkuan edhe te godina e komunës, ku filluan të gjuajnë me gjësende të ndryshme në drejtim të objektit, deri sa kërkonin që të paraqitet kreu i komunës Lupço Papazov, i cili sot edhe njoftoi se tashmë ka dhënë dorëheqje.

NA NDIQ NË FACEBOOK