Lajme
Taravari: Qeveria mbulon shpenzimet për familjarët që kanë të afërmit e tyre për trajtim jashtë vendit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në konferencën për shtyp të mbajtur sot për situatën e pacientëve të lënduar në tragjedinë e rëndë në Koçan njoftoi se situata e të gjithë pacientëve është relativisht stabile.
Taravari po ashtu tha qeveria ka marrë tashmë një vendim për të mbuluar shpenzimet për transport dhe akomodim për familjarët e pacientëve që po trajtohen jashtë vendit. Ky vendim synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve, duke u mundësuar atyre të jenë pranë të afërmve të tyre në këto momente të vështira.
Tragjedia në Koçan ka shkaktuar një numër të madh të lënduarish, disa prej të cilëve janë dërguar për trajtim në spitale jashtë vendit për shkak të natyrës së rëndë të dëmtimeve të tyre. /Zyrtare.net/