Connect with us

Maqedoni

Taravari: Pesë pacientë javën e ardhshme presim të kthehen në vend, gjashtë janë në gjendje kritike

Publikuar

Në vend momentalisht mjekohen 54 pacientë nga zjarri në diskotenë “Puls” në Koçan, pasi gjatë ditës së djeshme në mjekim shtëpiak janë lëshuar 10 pacientë. Sipas informatave të cilat sot i kumtoi ministri i Shëndetësisë Arben Taravaripas takimit në Shtabin e krizave për gjendjen e pacientëve, në Qendrën klinike mjekohen 27 pacientë, në SPQ “8 Shtatori” – 11 pacientë, në Spitalin e përgjithshëm të qytetit – 10 pacientë, ndërsa nëpër klinikat private po mjekohen gjashtë pacientë, njofton Portalb.mk.

Ministri theksoi se jashtë shtetit po mjekohen gjithsej 115 pacientë, prej të cilëve pesë prej tyre pritet që javën e ardhshme të kthehen në vend dhe, siç tha, pas triazhit i cili u është bërë do të konfirmohet se nëse do të mbahen në ndonjërin nga tre spitalet në Shkup ose do të dërgohen në mjekim shtëpiak. Taravari theksoi se gjashtë pacientë janë në gjendje kritike, ndërsa madje, 109 pacientët e tjerë janë në gjendje relativisht të mirë, por, siç tha “të jemi të rezervuar për atë se mund të ndodhin komplikime të cilët nuk janë të parashikuara”.

“Jashtë shtetit po mjekohen 115 pacientë. Lajmi i mirë është që nëse javën e parë thamë se 20 janë shumë kritik, pas dy ditësh 10, sot them që vetëm gjashtë janë në gjendje shumë kritike. Shpresoj se kjo shifër të mos rritet me komplikime eventuale tek pacientët e tjerë. Disa nga pacientët planifikojmë që nga java e ardhshme që të kthehen, ata janë pesë nga gjithsej 115 pacientë. Do të pranohen fillimisht në ndonjërën nga tre klinikat në Shkup, prej ku janë dërguar dhe pas triazhit i cili u është bërë do të konfirmohet se nëse do të mbahen ose menjëherë do të lëshohen në mjekim shtëpiak”, tha Taravari.

Nga pacientët të cilët janë në gjendje kritike, Taravari potencoi se dy po mjekohen në Lubjanë dhe katër pacientë në Akademinë ushtarake-mjekësore në Beograd. Lidhur me ata pacientë të cilët pritet që javën e ardhshme të kthehen në vend, Taravari tha se sipas informatave të cilat i marrin ata madje do të mund të kthehen me fluturime komerciale.

“Nga Italia planifikohet që të lëshohet një pacient, nga Spasnja planifikohen dy, nga Suedia një dhe nga Austria pritet të lëshohen dy pacientë. Ky është plani, por nuk është definitiv, të hënën do të informojmë më saktësisht. Po përgatisim protokolle të cilët do të pranohen nga Shtabi i krizave dhe të publikohen në mënyrë transparente që të shihet se si do të trajtohen pacientët. Fillimisht do t’i pranojmë pacientët, pastaj do t’i lëshojmë në shtëpi. Sipas informatave të cilat i marrim nga këto spitale, pacientët madje do të mund të kthehen me fluturime komerciale”, tha Taravari.

I pyetur se për llojet e lëndimeve që i kanë pacientët të cilët mjekohen në vend, Taravari tha se përgjithësisht bëhet fjalë për të djegura, tek një pjesë e pacientëve thyerje për të cilat është nevojitur intervenim operativ, por edhe djegie në mukozën e rrugëve të frymëmarrjes.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Koçan mori vendim me të cilin caktoi 30 ditë paraburgim për 13 personat e përfshirë në rastin e zjarrit në diskotekën “Pulse”, mes tyre mediat raportojnë se është edhe ish-ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Tashmë është hapur hetim dhe është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për shtatë zyrtarë, punonjës të SPB Shtip dhe Koçan, të cilët dyshohet se në cilësinë e bashkëkryerësve, me hartimin, nënshkrimin dhe miratimin e pëlqimit pozitiv, i kanë mundësuar personit juridik licencën për veprimtari hoteliere – kabare, edhe pse kushtet ligjore nuk i ka plotësuar.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në një lokal nate në Koçan, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit. Varrimi i tyre është kryer më 20 mars.

Maqedoni29 minutes ago

LSDM: Ministri Stoilkoviç e glorifikon Mlladiqin si “gjeneralin e tij”, Mickoski të flas se a është ky qëndrim i Qeverisë

Shqipëri59 minutes ago

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

Bota2 hours ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota2 hours ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni2 hours ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri3 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme4 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi4 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme5 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

Maqedoni5 hours ago

Policia e arreston suedezen në “Tabanoc”, voziste veturën me 175 km/h

Lajme5 hours ago

Thaçi: Mickovski sillet si të jetë kryeministër vetëm i maqedonasve, i ka harruar shqiptarët

Shqipëri5 hours ago

Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

NA NDIQ NË FACEBOOK