Lajme
Taravari: Lavdi të Përjetshme për UÇK-në!

Kreu i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, ka nderuar sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), me rastin e nisjes së Epopesë së UÇK-së. Ai ka theksuar se UÇK-ja mbetet një pjesë e paharruar e historisë së kombit shqiptar dhe një simbol i nderimit, respektit dhe adhurimit për të gjithë shqiptarët.
Në një postim në rrjetet sociale, Taravari ka kujtuar sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari, i cili më 5 mars të vitit 1998, përjetësoi lavdinë e Prekazinës dhe të gjithë Kosovës duke dhënë jetën për liri.
“UÇK-ja është ajo pjesë e historisë së kombit shqiptar që do të zgjojë gjithnjë Nderim, Respekt dhe Adhurim!
Komandat Adem Jashari do të përjetësonte Prekazin e tij, Kosovën dhe gjithë shqiptarët duke falur jetën për liri në 5 mars të vitit 1998.
Lavdi të Përjetshme Heronjve!
Lavdi të Përjetshme për UÇK-në!”, ka shkruar Taravari./ZYRTARE.net/

















