Connect with us

Lajme

Si ishte iftari i parë në Gaza-n e shfytyruar?

Publikuar

Populli palestinez në Rripin e Gazës nisi muajin e Ramazanit në mënyrë të veçantë, ndërkohë që armëpushimi vazhdon pas agresionit shkatërrues izraelit.

Pavarësisht kushteve tragjike humanitare, palestinezët u përpoqën të krijojnë një skenë të Ramazanit për të sjellë buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve të tyre. Në ditën e parë të Ramazanit, familjet palestineze shtruan tryeza iftari midis rrënojave të shtëpive të tyre të shkatërruara, ndërsa grupet e të rinjve dhe organizatat humanitare punuan për të organizuar iftare të përbashkëta dhe shpërndarë ushqime për njerëzit e zhvendosur në tenda dhe strehimore. Palestinezët dekoruan shtëpitë e tyre me mjete rrethanore dhe flamuj palestinezë, në një përpjekje për të zbutur efektet e shkatërrimit.

Palestinezët organizuan të parin iftar të përbashkët dhe pikturuan murale në rrënojat e shtëpive të shkatërruara, me disa fraza, duke përfshirë: “Ramazani na bashkon” dhe “Gaza agjëron me shpresë”. Pavarësisht shkatërrimit dhe rrethanave të vështira, njerëzit në Gaza përgatitën ëmbëlsirën “Qatayef” në ditën e parë të Ramazanit, duke këmbëngulur në respektimin e traditave të këtij muaji. /tesheshi.com/

NA NDIQ NË FACEBOOK