Connect with us

Lajme

Rasti i Hotel Grandit, Pacolli paralajmëron “proces ligjor” për zyrtarët qeveritarë që pretendon se e kërcënuan

Publikuar

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’ia paguajë 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit “Mabco Constructions”, në përputhje me vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit lidhur me rastin e hotelit Grand.

Kryetari i AKR’së reagoi në Facebook për përfoljen e emrit të tij lidhur me këtë.

Nuk e di pse disa më përflasin, duke më akuzuar sikur po i marr shtetit të Kosovës 6.7 milionë euro. E vërteta është krejt ndryshe: unë vetëm po e rikthej mjeteve e mia, të cilat “njerzit e fortet ”te këtij shteti, në emër të këtij shteti m’i kanë rrëmbyer padrejtësisht”, shkroi ai.

Këto 6.7 milionë euro nuk janë të shtetit, por të miat – të grabitura vetëm sepse refuzova t’u paguaja ryshfet njerëzve të korruptuar, të cilët ishin mësuar të zhvatnin duke përdorur dorën e pushtetit. Këta njerëz u denoncuan e unë kalova nëpër të gjitha instancat gjyqësore në Kosovë, por nuk gjeta drejtësi”, shtoi Pacolli.

Ai tha se “drejtësia erdhi vetëm pas 18 vitesh në arbitrazhin ndërkombëtar”.

Pacolli tha se ka marrë kërcënime nga zyrtarë qeveritarë dhe se për këtë ka hapur një proces tjetër ligjor.

Madje, disa nga zyrtarët e kësaj qeverie ( aktuale) nuk ngurruan të më kërcënojnë e në menyra tjera frustruese të shpifin kundër meje, duke përdorur madje edhe gjuhë të ulët gjatë procesit. Për këtë arsye, tashmë kam hapur një tjetër proces ligjor për të mbrojtur dinjitetin tim kundër atyre njerëzve primitiv që përdornin akuza të ulta qe ne ishim mesuar ti shifnim nepër rrjetët sociale”, shkroi Pacolli.

PRA, UNË PO RIKTHEJ VETËM ATO QË MË TAKOJNË ! ASNJËHERË NUK KAM PRETENDUAR TË MARR DIÇKA QË NUK ËSHTË E IMJA! Qëndrimi im kundër grabitjeve dhe zhvatjes është dëshmuar edhe në procesin e privatizimit. Më shumë se 95% e objekteve të blera në Kosovë, janë blerë nga pronarë privatë, e jo nga AKP-ja. Dhe gjithmonë kam paguar çmimin e tregut! Unë AKP-në e kam parë gjithmonë si një institucion të “korrupsionit të legjitimuar”. Në 15 vitet e fundit, unë i kam DHËNË shtetit dhe popullit të Kosovës mbi 40 milionë euro në forma të ndryshme: – Kam ndihmuar familjet në nevojë, – Kam ndërtuar shtëpi për skamnorët, – Kam mbështetur studentët dhe të sëmurët, – Kam ndërtuar shkolla, universitete, memoriale dhe objekte të trashëgimisë, – Kam financuar edhe rindërtimin e objekteve kyçe të institucioneve të Kosovës – madje edhe për ata që sot më shajnë e më fyejnë”, shtoi Pacolli.

Maqedoni1 hour ago

LSDM: Ministri Stoilkoviç e glorifikon Mlladiqin si “gjeneralin e tij”, Mickoski të flas se a është ky qëndrim i Qeverisë

Shqipëri2 hours ago

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

Bota2 hours ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota2 hours ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni3 hours ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri4 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme5 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi5 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme6 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

Maqedoni6 hours ago

Policia e arreston suedezen në “Tabanoc”, voziste veturën me 175 km/h

Lajme6 hours ago

Thaçi: Mickovski sillet si të jetë kryeministër vetëm i maqedonasve, i ka harruar shqiptarët

Shqipëri6 hours ago

Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

NA NDIQ NË FACEBOOK