Connect with us
SYLA GROUP

Lajme

Raportimi i Insajderit për bllokimin e lokaleve të afaristit, ngritet aktakuzë ndaj drejtoreshës së Inspekcionit dhe drejtorit të Prokurimit të Gjilanit

Published

on

Valon Salihu, afarist nga Gjilani, nuk ka mundur të shfrytëzojë lokalet e tij që një vit për shkak të një muri të ndërtuar në kundërshtim me ligjin në lagjen Fidanishtja. Ai kishte ngritur kallëzim penal për këtë çështje. Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se është ngritur aktakuzë ndaj drejtoreshës së Inspekcionit, Entela Hysenit dhe shefit të Prokurimit, Salih Kqiku.

Prokuroria Themelore në Gjilan në një përgjigje për Insajderin kanë bërë të ditur se ndaj Entela Hysenit është ngritur aktakuzë për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe ndaj Salih Kqikut për veprën penale “’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar“.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, më datë 10.03.2025 ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.K., për shkak të veprës penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërsa, më datë 18.03.2025 është ngritur aktakuzë ndaj të pandehurës E.H., për shkak të veprës penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, të KPRK-së”, ka bërë të ditur për Insajderin zëdhënësja e kësaj Prokurorie, Liridona Xheladini.

Insajderi raportoi se njëri nga investitorët e projektit që bllokuan afaristin është familjar i nënkryetares së komunës pra, Agron Morina, kundër të cilit është ngritur edhe aktakuzë për ndërtime të kundërligjshme.

Insajderi për këtë çështje ka tentuar të marrë një përgjigje nga nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina-Bunjaku dhe drejtoresha e Inspeksionit, Entela Hyseni, por të njëjtat nuk kanë qenë të qasshme.

Ndërsa kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se nuk merret me çështje të vogla.

Për detaje më të zgjeruara, ndiqeni storien e mëposhtme:

NA NDIQ NË FACEBOOK