Connect with us

Kosovë

“Po shkojnë në QNR ta mbrojnë votën e vjedhur”, Olluri për zyrtarët e VV-së

Publikuar

Gazetari Parim Olluri, ka komentuar skenat kur zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje shkojnë në Qendrën e Numërimit të votave, që sipas Ollurit po bëjnë presion.

Ai thotë se këta zyrtarë nuk e kanë një të drejtë të tillë, madje shton se Prokuroria do të duhej të reagonte.

Olluri tha se po tentohet të minimizohet roli i Sami Kurteshit, por ai tha se Kurteshi është përfaqësimi tipik i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ka tendencë me minimuzu rolin e Sami Kurteshit dhe Albanit, këta janë kupola e LVV janë dy njerëz që vet VV i ka delegu në VV. Plus Alim Rama është sekretar i VV, janë tre prej njerëzve më të rëndësishëm të partisë. I mirë e i keq ky Sami Kurteshi se për shkak të veprimeve të tij mundohen me minimizu, Samia nervoz, nuk i nxihet për të madhe, jo i nxihet sepse është përfaqësues i VV në KQZ”.

“Ky është duke e përfaqësu VV më së miri, këta nuk janë shku me mbrojt votën e rregullt, por votën e vjedhur”, ka thënë ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK