Connect with us
SYLA GROUP

Sport

“Përçaj e sundo” nuk i funksionon Armando Dukës/ TKZ akoma më e fortë, bashkohet me Illyrian Elite

Published

on

Prej pak ditësh Tifozat Kuq e Zi kanë njoftuar se në ndeshjet e ardhshme nuk do të kishin bileta si tifogrup për të mbështetur kombëtaren, pasi Federata Shqiptare e Futbollit kishte vendosur që pas 21 vitesh, TKZ nuk duhet më në stadium.

Ditën e sotme TKZ ka dalë më një njoftim ku është arritur gjuha e përbashkët për bashkim me tifogrupin tjetër  Illyrian Elite që do ti bashkohet TKZ-së.

Skema e Federatës me në krye Armando Dukën “përçaj dhe sundo” duket se i është kthyer në bumerang pasi TKZ është bashkuar me  Illyrian Elite dhe vetëm janë forcuar më shumë.

Njoftimi i TKZ-së:

Pas një takimi të përbashkët vëllazëror dhe qellim mirë, vendosem që te jemi bashkë në sfidat që gjendemi para.

Bashkimi e bën fuqinë, e së bashku kemi vetëm dashuri për kombëtarën, që është më e madhe se pazaret e federatës.

Shihemi së shpejti!

Tifozat Kuq e Zi – Illyrian Elite 18.03.2025

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK