Connect with us
SYLA GROUP

Kosovë

Peci lajmërohet me një foto nga fshati pas bastisjes së Ministrisë së Bujqësisë

Published

on

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë kryer bastisjes në objektin e Ministrisë së Bujqësisë e cila udhëhiqet nga ministri Faton Peci.

Bastisja është kryer në Zyrën e Prokurimit.

Nga kjo ministri, janë parë duke dalë zyrtarë policorë, të cilët kanë pasur në duar dokumente.

Dyshimet e para janë se bastisjet kanë ndodhur pas raportimit në media për një procedurë tenderuese 66 mijë euroshe, për bartjen e mobiljeve nga ish-selitë e AAK’së për inventar inekzistent.

Pas bastisjes, Peci është lajmëruar në ‘Facebook’.

Ai ka ndarë një fotografi i buzëqeshur nga fshati Babaj i Bokës së Gjakovës. /Insajderi.org/

NA NDIQ NË FACEBOOK