Connect with us
SYLA GROUP

Lajme

Paraburgim për kryeshefin e Ujësjellësit “Gjakova”, Hasan Krasniqi

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj kryeshefit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, duke aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Ai dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit zyrtar.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Seanca dëgjimore ndaj të dyshuarit është mbajtur sot, ndërsa ai ndodhet në ndalim që nga 18 marsi i këtij viti.

NA NDIQ NË FACEBOOK