Lajme
Numërohen rreth 50 për qind të votave me postë- VV bie pak, PDK e LDK ngriten


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka përditësuar rezultatet nga numërimi i votave me postë të dielën, ku janë procesuar 47.34% e vendvotimeve.
Lëvizja Vetëvendosje, nga votat e numëruara me postë, deri tani ka marrë 14,432 vota apo 51.34%.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka aktualisht 8,360 vota apo 29.74%.
Partia Demokratike e Kosovës ka 2,283 vota, apo 8.12%.
Koalicioni AAK, Nisma dhe të tjerët ka 1,167 vota apo 4.15%.
Nga përditësimi i fundit, rënie e lehtë vërehet tek Lëvizja Vetëvendosje dhe ngritje po ashtu e lehtë tek PDK dhe LDK. /Insajderi.org/
















