Connect with us

Kosovë

Numërimi i fletëvotimeve nga jashtë, KQZ njofton për kutitë e votimit të numëruara deri në ora 16:00

Publikuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës.

“Deri të hënën, më 3 mars, në orën 16:00, në këtë qendër janë numëruar 143 nga 187 kuti të votimit që i takojnë votuesve nga komuna të ndryshme”, thuhet në njoftim.

Aktualisht, në proces të numërimit janë fletëvotime të ndara në kuti të votimit nga komunat Vushtrri, Junik, Ferizaj, Prizren, Shtime dhe Suharekë.

Sipas tyre, procesi i numërimit është transparent dhe po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar.

/Insajderi

NA NDIQ NË FACEBOOK