Bota
“Ndjejmë mbështetje të fortë për Ukrainën” – vjen reagimi i parë i Zelensky pas samitit


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar për herë të parë pas takimit të tij me liderët e tjerë në Londër.
“Ne ndjejmë mbështetje të fortë për Ukrainën, popullin tonë: ushtarë dhe civilë, pavarësinë tonë”, shkruan ai në Telegram, raporton BBC, përcjell Insajderi.
“Ne po punojmë së bashku në Evropë për të krijuar një bazë solide për bashkëpunim me Amerikën për hir të paqes reale dhe sigurisë së garantuar“.
“Uniteti evropian është në një nivel jashtëzakonisht të lartë, i cili nuk është parë kështu për një kohë të gjatë“, shton ai. /Insajderi.org/




















