Connect with us
SYLA GROUP

SKENA

‘Messi i aktrimit’, kush është 15 vjeçari që po bën namin në Netflix?

Published

on

Seriali kriminal i Netflix “Adoleshenca” po fiton audiencën dhe shumë prej tyre tashmë parashikojnë një karrierë brilante në botën e kinemasë për aktorin 15-vjeçar Owen Cooper.

Ai luan Jamie Miller, i akuzuar për vrasjen e shokut të klasës. Ky është roli i tij i parë.

“Kam filmuar fillimisht episodin e tretë, që ishte pjesa më sfiduese për mua. Po përpiqesha të hyja në kokën e Xhemi dhe të kuptoja se si mendon ai për vajzat dhe gjëra të tjera. Ky aspekt ishte pak i vështirë në fillim, por më pas më ndihmuan Stephen Graham, Philip Barantini dhe Erin Doherty,” tha ai.

Ekipi që punoi në serialin “Adoleshenca” shpreson të motivojë prindërit të flasin me fëmijët e tyre për dhunën e bashkëmoshatarëve.

“Shpresoj se do t’u hapë sytë prindërve. Profilet e mediave sociale të fëmijëve përfaqësojnë se cilët janë fëmijët. Është jeta e tyre private, por kurrë nuk e dini se çfarë po bën fëmija juaj në internet,” tha Cooper.

Ashley Walters, e cila luan DI Luke Bascombe, e quajti Cooper “Lionel Messi i aktrimit”. Erin Doherty, e cila luante rolin e psikologes Briony Ariston, tha se ishte një aktor spektakolar. Ata praktikuan për dy javë, dhe më pas filmuan për një javë.

NA NDIQ NË FACEBOOK