Connect with us

Lajme

Merr fund greva e autobusëve nga Podujeva – ja si u morën vesh me Komunën e Prishtinës

Publikuar

Pas shtatë ditësh grevë, transportuesit nga Podujeva kanë vendosur të përfundojnë protestën e tyre, pasi kanë arritur një marrëveshje me Komunën e Prishtinës.

Greva e transportuesve kishte filluar si reagim ndaj një vendimi të Komunës që ndalon futjen e autobusëve ndërurbanë brenda qytetit të Prishtinës.

Marrëveshja e arritur ka ndikuar që autobusët nga Podujeva të vazhdojnë të funksionojnë normalisht. Sipas marrëveshjes, autobusët do të udhëtojnë deri te “Xhamia e Llapit” dhe do të kalojnë nga rruga “Zagrebi” për të arritur në Stacionin e Autobusëve.

Po ashtu, transportuesit janë pajtuar të paguajnë gjobat që u janë vendosur nga Policia për parkimin e autobusëve para objektit të Komunës gjatë periudhës së grevës.

NA NDIQ NË FACEBOOK