Connect with us

Kosovë

Kryetari i “përjetshëm” i Fushë Kosovës emëron Drejtor të Inspeksionit, vëllain e gruas së djalit

Publikuar

Komuna e Fushë Kosovës ka emëruar si drejtor të Inspektoratit, Donat Zharku. Gazeta Insajderi ka mësuar ekskluzivisht se ai është familjar i afërt me kryetarin e Komunës, Burim Berishës.

Sipas burimeve të Insajderit, Donat Zharku është vëllai i gruas së djalit të kryetarit, Trim Berishës. Familja Berisha është ekspozuar para nepotizmit të pastër duke punësuar mikun e fëmijës në një post të rëndësishëm brenda komunës që udhëhiqet që pesë mandate nga Burim Berisha i LDK’së.

Drejtori i ri, Donat Xharku është emëruar në këtë pozitë javën e kaluar me miratim të kryetarit, Burim Berisha.

Emërimi i tij në këtë pozitë ka ardhur pasi ish- drejtori, Adnan Imeri kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Lajmin për Gazetën Insjaderi e ka konfirmuar vetë Donat Zharku duke shtuar se emërimi i tij në këtë pozitë nuk ka të bëjë me lidhjen familjare që ka me kryetarin e Fushë Kosovës, Burim Berishës.

Pozita ime aktuale është rezultat i përvojës dhe angazhimit tim profesional ndër vite dhe në asnjë moment lidhjet familjare nuk kanë pasur ndikim në këtë proces. Po të ishte për shkak të lidhjeve familjare atëhere këtë pozite do ta merrja shumë më herët dhe jo tani”, ka thënë ai për Insajderin.

Gazeta Insajderi ka bërë përpjekje që të marr edhe një përgjigje nga kryetari i komunës, Burim Berisha, por i njëjti nuk ka kthyer asnjë përgjigje.

Po ashtu, pyetje janë dërguar edhe djalit të kryetarit, Trim Berisha, pasi e ka mik (vëlla të gruas) Donat Zharkun por, as ai nuk ka komentuar rastin.

Kujtojmë se edhe punësimi i Trim Berishës në Ministrinë e Pushtetit Lokal kishte bërë bujë të madhe në vitin 2020.

Ai ishte caktuar zëvendësues i sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Pushtetit Lokal./ Gazeta Insajderi/

Lajme28 minutes ago

Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

Maqedoni1 hour ago

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Shqipëri2 hours ago

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Lajme3 hours ago

Dehari rrëfen historinë e dhimbshme të babait: E morën në burg kur isha dy vjeç, nuk u kthye më kurrë

Lajme3 hours ago

Pendarovski: Ja kush pengoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001

Maqedoni3 hours ago

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Shqipëri4 hours ago

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

Kosovë5 hours ago

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975

Maqedoni6 hours ago

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Lajme6 hours ago

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Kosovë6 hours ago

“Ky duhet të jetë presidenti i Kosovës” – Lidhja e Historianëve me propozim liderëve (FOTO)

Shqipëri6 hours ago

VIDEO/ Bën disa rrotullime, përplaset dhe shpërthen në flakë! Momenti i rënies së helikopterit në Greqi, 3 të vdekur

NA NDIQ NË FACEBOOK