Connect with us

Kosovë

Kreu i ZRRE-së tregon shifrat: Nëse deri sot keni paguar 50 euro për rrymën, nga prilli do të paguani 58 euro

Publikuar

Kryetari i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, ka arsyetuar propozimin duke thënë se kjo rritje është bërë 100% duke u bazuar në inflacionin global.

Sipas tij, edhe pse kemi pasur rritje të çmimit të energjisë në tri vitet e fundit, Kosova ende mbetet në fund të listës së vendeve me çmimin më të lirë të energjisë elektrike.

Fejzullahu thekson se rritja e çmimit është e domosdoshme për të mbuluar kostot e importit, të cilat ose duhet t’i paguajë konsumatori, ose të subvencionohen nga qeveria.

“Nëse një konsumator deri më sot ka paguar rreth 50 euro për energjinë e shpenzuar, pas rritjes së tarifave ai do të paguajë rreth 58 euro, pra minimalisht 8 euro më shumë. Ndërsa bizneset do të paguajnë tarifa të tjera”, ka thënë Fejzullahu në emisionin EURO n’T7.

Në anën tjetër, është komentuar edhe nisma qytetare “Asnjë cent më shumë”, për të cilën kreu i ZRRE-së ka thënë se e kupton shqetësimin e qytetarëve, por reflektimi në tarifa ka qenë i domosdoshëm.

“Nëse kemi protesta dhe mosbindje qytetare, do të ketë reduktime, sepse asnjë furnizues nuk mund të mbulojë këto kosto. Nuk ka alternativë tjetër përveç reflektimit në tarifa. Për ata qytetarë që nuk mund ta përballojnë faturën, duhet të aplikojnë për subvencionim tek Ministria e Financave”, ka pohuar Fejzullahu.

Lajme45 minutes ago

“Kush don le të gëzon, kush don të vajton!” – Haradinaj me reagim epik: Unë i pres KËTU!

Maqedoni2 hours ago

Grubi në rastin për “Lotarinë Shtetërore” kërkoi përkthimin e aktakuzës në shqip, gjykata reagoi ndaj momentit të kërkesës

Shqipëri2 hours ago

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

Maqedoni3 hours ago

Vrasja në Çair: Njëri nga autorët duhej të ishte në burg, Toshkovski: I kemi provat, arrestimet janë çështje kohe

Lajme3 hours ago

Bajrami: Jemi me institucione të uzurpuara, që nga dhjetori i vitit të kaluar s’kemi qeveri funksionale

Maqedoni3 hours ago

Iseni në Kosovë: Shkupi dhe Prishtina forcojnë frontin e përbashkët për sigurinë

Lajme4 hours ago

Spekulimet për kalimin në VLEN, Valbon Limani publikon mesazh nga foltorja e ASH-së

Maqedoni4 hours ago

Georgievski: Komentet pas vdekjes së Mlladiqit zbuluan jugosllavët e rremë maqedonas!

Shqipëri4 hours ago

“Para se të vënë kujën, të kontribuojnë!”- Flakët përfshinë varrezat, kryebashkiaku Ndreu: S’ka vend për panik, zjarri nën kontroll! Disa u ekzaltuan

Kosovë5 hours ago

Cakolli: Qysh thirret e merret pjesë në seancë jashtë çdo afati kushtetues, pa iu drejtuar Kushtetueses për pasojat?

Lajme6 hours ago

Një 27-vjeçar nga Maqedonia qëllohet për vdekje në Berlin, autorët në arrati

Maqedoni6 hours ago

Penko merr vendimin për nxënësit nga Çairi – por jo për të gjithë

NA NDIQ NË FACEBOOK