Connect with us

Maqedoni

Kreshnik Bekteshi dhe Bekim Maksuti në mesin e 14 personave në paraburgim

Publikuar

Gjykata Themelore e Koçanit shpërndau informacionin se disa nga të dyshuarit janë transferuar në burgun e Shkupit, ndërsa disa të tjerë në burgun e Kumanovës.

Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, është transferuar në Shutkë vonë në mbrëmje, konfirmoi drejtori i burgut.

Masa paraburgimi i është shqiptuar edhe ish drejtorit të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Bekim Maksutit.

Përveç tij, edhe pesë të dyshuar të tjerë do të vuajnë masën e paraburgimit afatshkurtër në këtë burg.

Në total, 14 persona janë në paraburgim sipas propozimit të prokurorisë./ZYRTARE.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK