Connect with us

Shqipëri

Koalicion i ndryshkur

Publikuar

më

Nga Artur Ajazi 
Edhe në 11 Maj, PD dhe aleatët e saj të vjetëruar, do humbin thellë zgjedhjet. PD e ka humbur edhe kësaj here shansin të ringrihet, të rinovohet, të riorganizohet, të rikonfimohet, dhe të arrijë ti bindë shqiptarët se “programi dhe alternativa e saj është më e mira”.

Fushata nuk bëhet me dosje dhe akuza të sajuara në zyrat e partisë. Po ashtu, PD nuk arriti as të krijojë aleanca të besueshme parazgjedhore. Të futesh në zgjedhje me shpurën e vjetër të PD, apo dhe me Fatmir Mediun, Edmond Haxhinaston, apo dhe me Shpëtim Idrizin, do të thotë ti krijosh vehtes, humbjen e sigurtë në zgjedhje. Opozita e sotme e përfaqësuar fatkeqësisht nga Partia Demokratike dhe emra të përfolur, nuk ka arritur të zgjidhë akoma problemet e saj brënda vehtes (PD, PR, PAA, PDIU janë forca politike inekzistente) po ashtu nuk ka mundur të ngjallë as besim tek shqiptarët.

Me cilin mendon Berisha, se do të mundë të fitojë zgjedhjet, me Fatmir Mediun, apo me Shpëtim Idrizin, apo me Edmond Haxhinaston dhe Agron Dukën ? Si ka mundësi, të besojnë demokratët e lodhur dhe të rropatur për 12 vjet, se Berisha do ti shpjerë në pushtet me një koalicion partish të ndryshkura? Ato janë parti inekzistente, janë skorje të politikës shqiptare. Janë parti që nuk kanë as programe, as alternativa qeverisëse, nuk kanë as elektorat, dhe as anëtarësi.

Atëhere, për ç’koalicion flet Sali Berisha, duke gënjyer dhe mashtruar bazën e partisë, njëherë me “primaret”, dhe tani me profka të tipit “ne jemi fituesit e 11 Majit”. Humbja e opozitës së “pabashkuar” në 11 Maj, fatkeqësisht do të jetë më spektakolarja e 34 viteve të fundit. Vetëm 24 orë pas “primareve”, në degët e PD në rrethe, ka nisur debate dhe largimi i militantëve të mashtruar.

Megjithëse u mundua Berisha dhe sejmenët e afërt, ti joshin me para dhe premtime, duket se rezultati i manupuluar, ka bërë efektin e vet. Po ashtu futja në koalicion me parti inekzistente, të cilat shiten në çdo pushtet që vjen pas zgjedhjeve, ka krijuar irritimin e bazës dhe deputetëve, që e dinë fare mirë, se Berisha nuk do ti futë ata në listën e re.

Mishmashi i gatuar nga Berisha, ka mbërthyer pothuajse gjithë strukturat e asaj partie në qendër dhe rrethe. Ndoshta qysh tani, atij do ti duhet të pergatisë në detaje skenarin e post-humbjes së 11 Majit, për të fajësuar “dikë” që nuk punoi aq sa duhet për fitoren. Duke u kapur fort tek “diaspora” dhe vota e saj, Berisha po kërkon të krijojë kauzën e fushatës, duke harruar se emigrantët në 12 vitet e Edi Ramës po fitojnë më shumë shanse se i kishin menduar.

Pensionet me Italinë (Parlamenti Italian ratifikon marrëveshjen kete javë), Kanadanë, Greqinë, Gjermaninë, dhe vende të tjera në Europë, janë meritë e qeverisjes Rama.

Gjithashtu edhe lehtësira të tjera ligjore dhe fiskale, duke nisur nga premtimi për votimin e tyre në 11 Maj, janë vepër e qeverisjes Rama. Duke i rënë fort “tam-tameve” me “pro-trumpistë” dhe “anti-sorosizmin”, Berisha po shikon se si partia e tij, nuk po arrin të ngjallë as besimin dhe as frymën e duhur për të arritur fitoren në 11 Maj.

Shqiptarët nuk mund të votojnë të djeshmen, të shkuarën, të keqen, pasi ata janë pjesë e familjes së madhe europiane.

Maqedoni16 minutes ago

Thaçi: Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe do t’jetëserioz kur ta shoh Planin financiar për zbatimin e tij

Sport25 minutes ago

“Po të mos ndëshkoheshim me karton të kuq, do të fitonim” – Kurti inkurajon “Dardanët”

Maqedoni1 hour ago

Futbolli dhe kujtesa shqiptare në zi: Shuhet Agron Memedi, ish-pjesëtari i UÇK-së dhe futbollisti që la gjurmë!

Maqedoni2 hours ago

LSDM akuzon Mickoskin se po tenton ta heshtë opozitën për skandalin e Alta Bankës

Lajme2 hours ago

Eljesa Neziri: 57% e të punësuarve në institucionin që drejtoj janë shqiptarë – patriotizmi matet me vepra, jo me fjalë!

Maqedoni2 hours ago

Arijanit Hoxha kërkon nga Zeqirija Ibrahimi të tregojë se sa vota siguroi për kandidatin e BDI-së në Butel?

Lajme2 hours ago

Mexhiti në Çarshinë Historike të Bursës: Shkëmbimi i përvojave me esnafët, në funksion të revitalizimit të Çarshisë tonë

Kosovë2 hours ago

Deputetja Osmani: Arlindën e lanë në duart e vde’kjes kurse pronarin e lopës e arrestuan

Lajme2 hours ago

Zagrebi si model për Tetovën, Kasami mirëpritet nga Tomasheviqi, 4 pikat e bashkëpunimit

Shqipëri2 hours ago

“Drejt Shqipëria 2030”- Rama vendosi edhe Koçiun si drejtuese politike të PS në Tiranë, zv/kryeministrja: Do të vijojmë punën në çdo lagje e njësi!

Maqedoni2 hours ago

12-vjeçarja mbahet e mbyllur në veturë gjatë natës, nëna alarmon policinë

Maqedoni3 hours ago

Usein Ramadani paralajmëron padi ndaj Darko Kostovskit: Nuk ke të drejtë të më njollosësh

NA NDIQ NË FACEBOOK